Nuk luan rregullisht, futbollisti largohet nga PSG pas 7 vitesh
Martesës së Thiago Mottës dhe PSG-së i vjen fundi. Rruga e tyre ndahet mbas 7 vitesh.
Agjenti i Mottës ka konfirmuar për të përditshmen franceze “L’Equipe” se ka 90 për qind shans që lojtari të largohet nga PSG sot.
Nuk dihet nëse është rinovimi i kontratës arsyeja e largimit, por sipas “L’Equipe” mesfushori brazilian është i pakënaqur me minutat në dispozicion.



