Nuk mund ta besoni ku ka përfunduar këshilltari më i zëshëm politik i Albin Kurtit
Këshilltari politik i Kryeministrit në Qeverinë Kurti I, Driton Tali, duket se nuk do të jetë sërish këshilltar politik i Kryeministrin në Qeverinë Kurti II. Të paktën, ai nuk është emëruar ende nga Albin Kurti në kabinetin e tij – që me gjasë është kompletuar.
Tali, përkundër mbështetjes së parezervë për Kurtin dhe kauzat e tij të ndryshme gjatë vitit 2020, duket se s’do të jetë as pjesë e Ekzekutivit.
Nga 21 zëvendës-ministra të deritashëm të emëruar nga Kurti, mungon emri i Talit – politikanit me përvojë, shkruan Periskopi.
Ish deputeti i AKR-së që u bë me VV-në ka pasur aktivitet shumë të ngjeshur në Facebook me postime politike që sulmonin kundërshtarët e Kurtit dhe mbronin vetë Kurtin.
Ai ka qenë një ndër zërat më kumbues të kabinetit të kryeministrit Kurti në Qeverinë që zgjati prej muajit shkurt e deri në qershor 2020.
Por, çka po bën ai tash?
Nga një postim në llogarinë e tij në Facebook, mund të kuptohet se z. Tali po shkruan opinione për portalin “Bota Sot”.




