Nuk ndalet Real Madridi, mposht Athletic Bilbaon

Nuk ndalet Real Madridi, mposht Athletic Bilbaon

Ishte Karim Benzema ai që heshti së pari tifozët në “San Mames”, duke shënuar në minutën e 25 pas asistimit nga Ronaldo.

Në pjesën e dytë vendasit barazuan shifrat përmes sulmuesit të rrezikshëm Aritz Aduriz, kur po zhvillohej minuta e 65.

Por, Los Blancos vetëm tre minuta më vonë e rikthyen epërsinë përmes Casemiros, që shënoi pas një asistimi nga Ronaldo.

Real Madridi tani është lider me 65 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë Barcelona.

Kurse Bilbao mban vendin e shtatë me 44 pikë

Shpërndaje në: