Nuk pagoi rrymën, klubi italian mbetet pa drita

Nuk pagoi rrymën, klubi italian mbetet pa drita

Ditën e sotme është ndërprerë energjia elektrike në stadiumin “Arena Garibaldi” për shkak të faturave të mospaguara, rreth 4 mijë euro, nga pronarët aktualë të klubit.

Në këtë klub aktivizohen edhe dy lojtarë shqiptar, sulmuesi Edgar Çani dhe portieri Sajmir Ujkani.

Piza prej kohësh po kalon një moment të vështirë në planin financiar, Rreth një javë më parë për shkak të mospagesave të faturave u ndërpre shërbimi telefonik.

Kur ekipi vuan askush më shumë se tifozët nuk e ndien dhe për këtë arsye kanë filluar të reagojnë duke kontestuar presidentin i cili nuk pranon asnjë ofertë për të shitur klubin.

Shpërndaje në: