Nuk pret derisa të divorcohet zyrtarisht, këngëtarja e njohur heq menjëherë unazën

Nuk pret derisa të divorcohet zyrtarisht, këngëtarja e njohur heq menjëherë unazën

Pas 8 viteve martesë, në një deklaratë të përbashkët Fergie dhe Josh Duhamel njoftuan se do të divorcoheshin, edhe pse nuk dhanë asnjë motiv.

Ato u shprehën se do vazhdonin të ishin një mbështetje për njëri- tjetrin pavarësisht faktit se nuk do jenë më burrë e grua.

Çifti kishte disa kohë që nuk shihej së bashku në publik dhe nuk dihet me saktësi se kur janë ndarë, por përvjetorin e 8 të martesës e festuan së bashku në muajin janar. Pas lajmit për divorcin, prisnim që kjo gjë do të ndikonte sado pak emocionalisht tek çifti, por nuk ka ndodhur aspak kështu, të paktën me Fergie.

 

Ajo ka mbajtur një koncert në Rio, ku të themi që ka shkëlqyer është pak. Performancat e saj ishin të jazhtëzakonshme, dhe nuk të linin aspak përshtypjen që ajo është një grua e sapo divorcuar, edhe pse ende jo me dokumente.

E megjithatë një vëmendje të madhe ka tërhequr unaza në gishtin e Fergie. Këngëtarja kishte vendosur që ta hiqte menjëherë, pa pritur që të bëhej divorci zyrtar në muajin janar.

Mesa duket ndarja nuk paska qenë dhe aq e paqtë sa u tha. Të paktën gjesti i Fergie kështu na lë të mendojmë.

 

Shpërndaje në: