Nuk shënon sërish Ronaldo | Juve 0-0 Sassuolo pas pjesës së parë

Nuk shënon sërish Ronaldo | Juve 0-0 Sassuolo pas pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Juventusit dhe Sassuolos në kuadër të javës së katërt në Serie A, shkruan Periskopi.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka qenë mjaft e zbehtë në këtë pjesë, duke mos krijuar raste të shumta shënimi dhe duke e pasur vetëm 51 për qind të posedimit të topit. Cristiano Ronaldo vazhdon të mos shënojë në Serie A, edhe në ndeshjen e katërt – megjithëse edhe vetë trajneri i tij kishte shprehur bindjen se ai të paktën në këtë ndeshje do të gjente golin.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse Ronaldo do të shënojë, dhe Juventusi do të marrë fitoren e radhës. /Periskopi

Shpërndaje në: