Nuk do ta besoni se çfarë dhurate i ka bërë vjehrra Aurela Gaçes (FOTO)
Thonë që krushqia ngjan, pa bëhet. Nuk ka mbetur vetëm një shprehje e urtë popullore. Të paktën jo në rastin e Aurela Gaçes, e cila sot, duke hapur pakot e ditëlindjes, ka marrë edhe një dhuratë speciale nga vjehrra që duket se i ka munguar. Një palë syze ekstravagante dhe të guximshme, fiks sipas stilit të saj. Natyrisht, edhe e ëma e Skerdit e njeh tashmë natyrën e nuses së saj, ndaj edhe në zgjedhje dhuratash nuk mund të gabonte.
Gjithsesi, Aurela e ka falënderuar edhe publikisht ndërsa ka postuar në profilin e saj një foto me syzet e reja.
“Ç’më dhuron vjehrra mua, syze fiks për mua ëë? Thonë që krushqia ngjan pa bëhet” – shkruan këngëtarja pas kësaj fotoje.
Mes dhuratave të tjera në adresë të saj, Aurela ka falënderuar edhe miqtë e tjerë. Kushërira dhe njëkohësisht kunata e saj Gerta Mahmutaj, stilisti Joni Peçi e shumë të tjerë, gjithashtu i kanë bërë dhurata speciale këngëtares.
Eli Fara, mikesha e ngushtë e Aurelës i ka dhuruar një gjerdan së bashku me një buqetë lulesh. Por edhe në rastin e saj, Aurela, më shumë se dhurata, vlerëson më shumë miqësinë e tyre: “Më shumë se çdo dhuratë është ajo që nuk blihet dot në asnjë dyqan”, – shkruan Aurela mbi këto foto duke falënderuar mikeshën e saj Eli Fara.






