Nuk do ta besoni se çfarë lidhje gjaku ka Korab Sejdiu me Getoar Selimin (Foto)
Në një ambient buzë detit, Geti e Marina kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni shumë të bukur e cila padyshim se mund të cilësohet si dasma e vitit.
Përveç familjarëve, miqve e shumë artistëve të njohur, në mesin e mysafirëve kishte edhe politikanë.
Bëhet fjalë për Korab Sejdiun ish-deputetin e AKR-së, tashmë deputet i pavarur i cili ishte prezent në dasmën e Getit dhe Marinës.
Por për ju që nuk e keni ditur, Korabi e Geti kanë lidhje gjaku.
Këtë e ka bërë të ditur Sejdiu përmes disa fotografive nga dasma që ka postuar pak më parë në profilin e tij në Facebook.
“U dorëzu edhe një tezak. Urime Geti & Marina, jetë të gjatë e të lumtur! Flm për një natë të paharrueshme”, kishte lënë mbishkrim Korabi.
Kujtojmë se Korab Sejdiu, ka dhënë dorëheqje nga AKR për shkak të pakënaqësisë me faktin se subjekti i tij i është bashkuar koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Korabi ka dhënë dorëheqje nga partia për të vazhduar si deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës.






