Nuk do të besoni sa shtrenjtë kushtojnë këpucët e Getit (Foto)
Getoar Selimi njihet si njëri ndër reperët më me stil në vend.
E sigurisht për të qenë sa më ‘In’ ai shpenzon shumë për garderobën e tij.
Getin e kemi parë duke mbathur edhe këpucë ‘Star Print Leather’ të cilat sipas disa kërkimeve zbuluam se e kanë çmimin rreth 523$. Gjithashtu edhe fustani që ka veshur kap një shifër të lartë.
Reperi i njohur kujdeset maksimalisht për veten edhe sa i përket higjienës dhe këtë e ka treguar vetë Marina në njërën nga intervistat ku ka thënë se ai ka shampo dhe balsame të veçanta për mjekrrën e tij.

Së fundmi ka ardhur me dy projekte muzikore dhe të dya ishin shumë të suksesshme.




