Nuk do të ndodhë përballja Klitschko-Joshua
Pavarësisht lëndimit, një meç mes tyre pritet të mbahet gjithsesi pasi dy palët janë në bisedime, por jo në dhjetor siç raportohej. Lëndimi thuhet se ka shtyrë meçin për në pranverën e ardhshme, raporton “Daily Mail”.
“Kemi negociuar me Wladimirin dhe ekipin e tij gjatë javës së shkuar ndërsa WBA ka mbetur të vendosë. Kemi folur me menaxherin e Wladimirit dhe pas lëndimit tani duhet të përbalemi në mars apo prill. AJ do të përballet më 10 dhjetor tani ka mbetur të zgjedhet kundërshtari”, ka thënë promoteri i përballjes Eddie Hearn. /Periskopi.com



