Nuk vazhdon më me Napolin, të hënën kryen testet mjekësore te Milan
Pepe Reina do të jetë nënshkrimi i parë i Milanit për afatin kalimtar të verës
Portieri spanjoll pritet që t’i përfundojë testet mjekësore të hënën, sipas ‘Sky Sport Italia’, transmeton Periskopi.
Reina ka edhe gjashtë muaj kontratë me Napolin, por është i lirë nga klubi që të nënshkruajë me Milanin ose ndonjë klub tjetër.
34-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e shumë skuadrave të njohura, si Liverpool, Barcelona, Bayern Munich si dhe pjesë e kombëtares spanjolle. /Periskopi.



