Nuk i vjen ambulanca! Revoltohet Eneda Tarifa
Sipas Enedës, ambulanca është dashur të telefonohet tre herë për të arritur tek rasti në fjalë, i cili kërkonte ndihmën e parë nga mjekët.
Këngëtarja e cilëson si ‘kulmin’ e së keqes këtë gjë, përderisa thotë se si ka mundësi që një qytet me një milion banorë nuk angazhon dot dy ose tre ambulanca në gjendje gatitshmërie në vikend.
“Ca i vrasin, ca i lën të vdesin”, e mbyll këngëtarja statusin e saj revoltues. /Telegrafi/




