Numër i jashtëzakonshëm i biletave janë shitur për meçin Joshua-Klitschko
Dueli i tyre ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm sa që rreth 50 mijë bileta janë shitur brenda pak orësh, raporton e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Kapaciteti i plotë i arenës është 90 mijë shikues.
Por, marrë parasysh ritmin e shitjes së deritashëm të biletave, kapaciteti i plotë do të mbushet brenda javës.



