Numërimi drejt fundit, kaq vota me postë kanë marrë partitë politike deri tani

Numërimi drejt fundit, kaq vota me postë kanë marrë partitë politike deri tani

Kanë mbetur vetëm edhe 11 kuti të panumëruara nga votat me postë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 77.17% të votave me postë, e që aktualisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 72.18% apo 14 mijë e 706 vota.

Pas saj është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.64% apo 2 mijë e 168 vota.

Me 8.33% apo një mijë e 598 vota radhitet e treta aktualisht, Partia Demokratike e Kosovës.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deri tani ka marrë 4.52% apo 920 vota.

Numërohen 73,91 % të votave me postë: Këto janë rezultatet e përmbledhura deri më tash

 

Shpërndaje në: