Numri i të vrarëve në Turqi shkon në 190

Numri i të vrarëve në Turqi shkon në 190

Shifrat zyrtare flasin për 190 të vdekur si pasojë e tentim grushtshtetit të mbrëmsghëm në Turqi nga një fraksion ushtarak.

Po ashtu, raportohet për më shumë se 1,500 ushtarë komplotistë të arrestuar, derisa 1,100 veta kanë mbetur të lënduar nga përplasjet e mbrëmshme mes qytetarëve dhe puçistëve, ka raportuar Reuters.

Në ndërkohë, forcat pro-qeveritare kanë marrë kontrllin në ndërtesën kryesore të ushtrisë turke, por thuhet se ka ende grupe të rrebelëve që po rezistojnë. /Periskopi/

Shpërndaje në: