Nxënës gjilanas protestojnë kundër bufeve në shkolla

Nxënës gjilanas protestojnë kundër bufeve në shkolla

Nxënësit e shkollave të mesme të Gjilanit kanë organizuar protestë në shenjë pakënaqësie ndaj bufeve të shkollave që, sipas tyre, ofertat ushqimore i kanë shumë më të shtrenjta krahasuar me bizneset jashtë kampusit shkollor, raporton KTV.

Sipas tyre, bufeja e shkollës nuk lëshon as kupon fiskal. Të revoltuar, ata janë drejtuar te bufeja, por dera u mbyll nga punëtorët e lokalit, me arsyetimin që të mos ketë ndonjë incident.

Menaxheri i bufesë së shkollës, Besfort Bajra, mohon se çmimet janë kaq të larta.

Ndonëse Bajra ka mohuar se në bufe lejohet edhe konsumimi i duhanit, ky xhirim i KTV-së flet ndryshe. Për të qetësuar nxënësit ka dalë edhe drejtoresha e Arsimit e komunës, Shqipe Kastrati Haziri.

Ajo thotë se asnjëherë nuk ka pasur ankesa nga nxënësit për çmimet e larta të ushqimit brenda bufesë. Pavarësisht se komuna e Gjilanit është në partneritet me këtë kompani, posa të ketë ndonjë ankesë zyrtare premtojnë se do të marrin masa.

Kampusi i shkollave të mesme të Gjilanit është funksionalizuar nga ky vit i ri shkollor, e bashkë me të punën ka filluar edhe “Adea Fast Food”.

Shpërndaje në: