Nxënësit në Turqi solidarizohen me fëmijët nga Aleppo

Nxënësit në Turqi solidarizohen me fëmijët nga Aleppo

Nxënësit e shkollave fillore në Sandikli në kuadër të aksionit humanitar “të mos vdes njerëzimi në Aleppo”, organizuar nga Komuna Sandikli shoqata “Hayrat”, dhuruan para xhepi dhe lodra për fëmijët e Aleppos.

Nxënësit së bashsku me arsimtarët vizituan sheshin kryesor të qytetit për të dhuruar para në Qendrën e grumbullimit të ndihmave për fëmijët e Halepit.

Organizatorët e aksionit humanitar për këtë gjest, në mënyrë simbolike fëmijëve u dhuruan nga një tullumbace.

Kryebashkiaku i Sandikli, Mustafa Col, u tha gazetarëve se kanë nisur një fushatë për të mbledhur fonde që të ndihmpjnë njerëzit në Halep dhe veçanërisht fëmijët, duke shtuar se banorët e këtij qyteti turk në numër të madh kanë mbështetur aksionin humanitar.

Shpërndaje në: