Obama mesazhe të ngrohta për 25- vjetorin e martesës (VIDEO)
https://www.facebook.com/barackobama/videos/10155303917731749/Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka befasuar gruan e tij, ish- Zonjën e parë Michelle, duke dërguar një mesazh të fuqishëm përmes një videoje në llogarinë e tij në facebook.
Obama në mesazhin e tij ka pohuar se propozimi i tij ndaj Michelle, ishte vendimi më i mirë që ai kishte marr ndonjëherë.
”Të propozoja ty të dalësh me mua, është vendimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë. Të dua, Michelle”, thotë ndër të tjera ish-presidenti Obama, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq urim pothuajse të tillë të ngrohtë, pati edhe Michelle për bashkëshortin e saj.
https://www.facebook.com/barackobama/videos/10155303917731749/
”Gëzuar 25 vjetori @barackobama. Një çerek shekulli më vonë, ti je akoma shoku im më i mirë dhe njeriu më i jashtëzakonshëm që njoh. Të dua”, thuhet në dedikimin e Michelle të publikuar në Instagram.



