Oda Ekonomike dorëzon kallëzim penal ndaj ZRRE-së

Oda Ekonomike dorëzon kallëzim penal ndaj ZRRE-së

Oda Ekonomike e Kosovës ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale ndaj Bordit të ZRRE-së nën dyshimin se ata kanë kryer vepra penale në dëmtim të bizneseve.

“Ky veprim pason kërkesën e OEK-së drejtuar Bordit të ZRRE-së për reflektim dhe fillimin e zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me qëllim kthimin e bizneseve të nxjerra me dhunë në tregun e lirë me çmimet e rregulluara. Megjithatë, Bordi i ZRRE-së ka vendosur të injorojë dhe keqinterpretojë këtë aktgjykim, duke dëmtuar bizneset dhe qytetarët e Kosovës, me fatura energjetike më të lartat në historinë e Republikës”, thuhet në njoftimin e OEK.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: