Odegaard nuk shkon te Rennes
Futbollisti i talentuar i Real Madrid, Martin Odegaard nuk do të transferohet te skuadra franceze, Rennes.
Kjo, pasi FIFA i ka pamundësuar talentit kalimin te skuadra në fjalë, pasi lojtari nuk i ka mbushur ende 18 vjet.
“Martin Odegaard nuk do të vijë këtë verë pasi ai ende nuk ka mbushur 18 vjet. Lojtari do të qëndrojë në Real Madrid. Ai mund të shkojë në huazim te ndonjë klub tjetër në Spanjë, por në çdo rast nuk do të vijë në Rennes “, ka theksuar Mikael Silvestre, këshilltar i Presidentit të Rennes. /Periskopi.com



