OEK i drejtohet Kurtit: Kërkojnë anulimin e vendimit të ZRrE-së dhe subvencionim për bizneset
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka njoftuar se së bashku me përfaqësuesit e tjerë të sektorit privat, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, në me zhvillimet e fundit globale që parashikojnë rritje të çmimit të energjisë elektrike.
OEK përmes një njoftimi për media ka kërkuar qe Qeveria e Kosovës të merr veprime për mbështetje për sektorin privat, raporton Periskopi.
“Duke pasur parasysh se shumë qeveri të shteteve evropiane tashmë kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të mbrojtur ekonomitë e tyre përmes subvencioneve dhe mbështetjes direkte për bizneset, kërkojmë që edhe Qeveria e Kosovës të ndjekë këtë shembull dhe të ndërmarrë veprime konkrete në mbështetje të sektorit privat”, thuhet në njoftim.
OEK po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i kërkoj ZRrE-së anulimin e vendimit për daljen në treg të lirë.
“Në këtë kontekst, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të subvencionojë sektorin privat dhe të kërkojë nga ZRrE anulimin e vendimit për daljen në tregun e lirë të energjisë, me qëllim të mbrojtjes së prodhimit vendor, bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftim.
Njoftim i plotë:
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka njoftuar për një aktgjykim të dytë brenda dy ditësh nga Gjykata Komerciale , i cili anulon njoftimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për daljen në tregun e lirë të energjisë.
“Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon të gjitha bizneset që ndihen të cenuara nga ky vendim që të ndjekin rrugën ligjore për të mbrojtur interesat e tyre. Çdokush që ka nevojë për asistencë, brenda Odës është themeluar një ekip juristësh që do të ndihmojë në draftimin e akteve kundër njoftimit të ZRrE-së”, thuhet në njoftim./Periskopi
Lajm i mirë për bizneset- Gjykata Komerciale nxjerr edhe një vendim kundër ZRrE



