Oezil tregon për vështirësitë e zgjedhjes mes Gjermanisë e Turqisë

Oezil tregon për vështirësitë e zgjedhjes mes Gjermanisë e Turqisë

Mesfushori i Arsenalit ka lindur në Gelsenkirchen të Gjermanisë, ndërsa edhe babai i tij ka lindur në Gjermani. Por gjyshi i tij ka emigruar në Gjermani nga Turqia në vitet ’60, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kur Oezil ishte ftuar për të luajtur për U-17 të Gjermanisë në vitin 2006 dhe duhej të bënte zgjedhjen mes vendit të paraardhësve të tij dhe vendit ku është rritur, lojtari kishte vetëm pasaportën turke.

Dhe në biografinë e tij, që do të publikohet këtë muaj dhe fragmente të së cilës po botohen në gazetën gjermane “Bild”, ai ka zbuluar se zgjedhja e tij është bërë debat i madh familjar.

“Natyrisht se kam folur me familjen time për vendimin e vështirë. Nëna ime, Gulizar, ishte një nga ato që donte që unë të luaja për Turqinë. Më thoshte: ‘Mendo prej nga i ke rrënjët. Gjyshërit e tu kanë ardhur nga Turqia’. Xhaxhai im po ashtu u pajtua me të. Por, babai im nuk ishte i një mendjeje dhe tha: ‘Mesuti ka lindur në Gjermani. Ai ka shkuar në shkollë në Gjermani dhe ka mësuar gjithë futbollin e tij në klubet gjermane. Për këtë arsye ai duhet të luajë për Gjermaninë’. Kishte kohë kur ndjeja barrën e të marrit një vendim përfundimtar. Nuk doja të zhgënjeja askënd. Por, në pranverën e vitit 2006 më në fund i thashë familjes për vendimin tim”, ka shkruar Oezil.

Shpërndaje në: