Ofertë e çmendur e Chelsea-it për Bonuccin

Ofertë e çmendur e Chelsea-it për Bonuccin

Nëse u referohemi atyre që shkruajnë mediat angleze, presidenti i Chelsea-it Roman Abramovich po përgatit një ofertë që kap shifrën e 68 milionë Eurove rreth 60 milionë Paund për të bindur Juventusin të lejojë kalimin e 29-vjecarit në Stamford Bridge.

Kampionët e Italisë nuk dëshirojnë të privohen kurrësesi nga një mbrojtës si Leonard Bonucci por për të të tilla shifra edhe bardhezinjtë mund të tundohen. Në verën e ardhshme do të jetë një betejë e ashpër mes Manchester City-it të Pep Guardiolës dhe Chelsea-it të Antonio Contes për ish mbrojtësin e Barit. Në verën e kaluar Beppe Marotta drejtori i përgjithshëm i Juventusit refuzoi një ofertë prej 60 milionë Eurosh të Citiziens për Bonuccin megjithatë duke parë që tashmë edhe vitet po fillojnë të rëndojnë mbi shpatullat e mbrojtësit, Zonja e Vjetër mund të vendosë ta shesë lojtarin. Conte ka besim se me sforcimin ekonomik të Roman Abramovich dhe me dëshirën e Bonuccit, ky operacion merkatoje mund të realizohet me sukses. Verën e ardhshme 29-vjecari italian mund të shndërrohet në mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit./supersport/

 

Shpërndaje në: