OKB: Mbi 100.000 të zhvendosur nga operacioni në Mosul
Mbi 100.000 njerëz janë zhvendosur nga Mosuli prej kur ka filluar operacioni për çlirimin e këtij qyteti i cili mbahet nën kontroll të organizatës terroriste DEASH, flasin të dhënat e Kombeve të Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar të shtunën, misioni i OKB-së në Irak (UNAMI) tha se rreth 106.400 persona janë zhvendosur nga Mosuli prej kur filloi operacioni më 17 tetor.
“Ndërsa 9.500 perona janë kthyer në shtëpitë e tyre, 99.300 irakianë akoma llogariten si të zhvendosur”, thuhet në kumtesën e misionit UNAMI.
Javën e kaluar Mistria për Emigracion e Irakut tha se mbi 107.000 persona janë zhvendosur prej kur ka filluar ofensiva kundër DEASH-it në Mosul.
Eyad Rafed nga Gjysmëhëna e Kuqe e Irakut, ka deklaruar se situata humanitare është përkeqësuar dhe se civilët janë duke braktisur zonat të cilat janë cak i sulmeve të DEASH-it.
“Në 25 orët e fundit rreth 1.500 civilë janë transferuar ose zhvendosur në kampet në jug të Mosulit”, deklaroi Rafed për AA.
Zyrtarët irakianë kanë premtuar për të rimarrë Mosulin i cili u pushtua nga DEASH-i bashkë me një pjesë të madhe të territorit në veri dhe perëndim të Irakut.



