Oliver Kahn: Karius shkatërroi karrierën e tij
Numri një i Liverpulit që përjetoi një natë horror gjatë finales së Ligës së Kampionëve nga Real Madridi, mund ta ketë të ardhmen e tij tejet të paqartë. Kështu thotë ish-ylli i Bayernit, Oliven Khan.
“Nuk kam fjalë për këtë paraqitje. Më kanë humbur fjalët. Nuk më kujtohet të ketë përjetuar dikush diçka më brutale derisa është në golë. Një mbrëmje si kjo mund të ta shkatërrojë karrierën”, ka thënë Khan, transmeton Periskopi.
Ndryshe, Karius ka postuar në Instagram një mesazh ku u ka kërkuar falje të gjithë fansave të Liverpulit duke thënë se ‘ishte faji i tij dhe nuk kishte mundur të bënte gjumë atë natë’./Periskopi/







