Operacion anti-drogë në Turqi: Arrestohet aktorja e famshme, Hande Erçel

Operacion anti-drogë në Turqi: Arrestohet aktorja e famshme, Hande Erçel

Prokuroria e Stamboll ka lëshuar urdhra ndalimi për 16 persona, mes tyre emra të njohur nga sporti, arti dhe biznesi, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës në Turqi.

Sipas raportimeve, mes të ndaluarve janë disa personazhe të famshëm në Turqi, si ish-presidenti i Beşiktaş, Fikret Orman, ish-presidenti i Galatasaray, Burak Elmas, biznesmenët Hakan Sabancı dhe Kerim Sabancı, aktorja e njohur Hande Erçel, modelja Didem Soydan dhe moderatorja Güzide Duran.

Operacioni u zhvillua në 16 vende në Stamboll, duke çuar në ndalimin e 14 të dyshuarve, ndërsa për dy të tjerë janë lëshuar urdhra arresti.

Në një deklaratë zyrtare të publikuar të mërkurën, Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit bëri të ditur se hetimi synon mbrojtjen e moralit publik, strukturës shoqërore dhe rendit familjar.

Sipas deklaratës, urdhrat e ndalimit janë bazuar në prova që tregojnë se të dyshuarit janë gjetur në posedim të lëndëve narkotike për përdorim personal ose të përfshirë në lehtësimin e përdorimit të tyre.

Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon ndaj aktores së famshme turke, bën reagimin e parë publik

Shpërndaje në: