Operacioni “Patenta”, sekuestrohen armë, 224 fishekë, mbi 20 mijë euro, telefona e kompjuterë
Bëhet e ditur se policia në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë ka kontrolluar 10 lokacione si shtëpi private, zyrat rajonale të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – koordinatorë/ekzaminerë dhe bizneseve të auto shkollave.
“Gjate kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim: një AK47, dy revole, 224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane), 17 telefona mobil, 3 PC, 2 USB”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit, sipas policisë, dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Pranimi i ryshfetit në sektorin privat’, ‘Ushtrim ndikimi’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.



