Opinionisti i Surroit fyen turpshëm Natyra Kuçin e PSD-së
Opinionisti në Grupin Koha, Asdren Rrahmani, ka drejtuar nga Surroi ka bërë një fyerje të papranueshme në një postim publik në profilin e tij në Facebook.
Z.Rrahmani ka shkruar “Po më pëlqen kjo deputetja e PSD-së, Natyra Kuçi” pas kritikave që ka bërë kjo e fundit drejt VV-së – parti të cilën Rrahmani e mbështet.
Në një komentim të bërë më poshtë, ku shkruhet “Kjo i fiton nja 66 like”, një replikues ka shkruar numrin ‘69’ derisa bën emoji duke qeshur. Ky koment që mundohet ta fyejë më tej znj.Kuçi zakonisht është lidhur me pozicionin seksual 69. E ky koment replikues është pëlqyer nga z.Rrahmani.
Gjuha e urrejtjes dhe mosdurimit ka qenë një problem i madh në vitet e fundit nga mbështetësit e Vetëvendosjes. /Periskopi





