Opozita ndez flakadanë në Kuvendin e Shqipërisë
Debate dhe përplasje të forta janë shënuar në Kuvend të enjten ende pa nisur seanca plenare.
Deputetë e opozitës kanë tentuar të ulen në vendet e ministrave duke u përplasur me gardën.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi mes rrëmujës ka deklaruar të hapur seancën ku pritet betohet avokati i ri i popullit, Endri Shabani mes përplasjeve të deputetëve demokratë me gardën.
Në një moment gjatë përplasjes së deputetëve demokratë me gardën, deputeti Belind Këlliçi ka ndezur një flakadan.
Zunë vendet e ministrave, tensione mes deputetëve të opozitës dhe Gardës



