Opta: Barcelona favorite për të kaluar në finalen e madhe
Interi dhe Barcelona përballen sonte në ndeshjen kthyese gjysmëfinale.
Të dy skuadrat kërkojnë një vend në finalen e madhe, atje ku pritet spektakël dhe rivalitet deri në sekondat e fundit.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 3 me 3, rezultat ky që lë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese.Sipas ‘Opta’,
Barcelona ka 56% të gjasave për të kaluar tutje në finalen e madhe, kurse Interi ka 44%.



