Opta me parashikin të ‘çmendur’ për lojën Bayern Munich – Real Madrid
Sonte zhvillohen ndeshjet kthyese të çerekfinaleve në elitën e futbollit evropian, aty ku katër gjigantë synojnë biletën për në gjysmëfinale.
Pas përballjeve të para, gjithçka mbetet e hapur dhe pritet një spektakël i vërtetë në fushë.
Në një nga përballjet më të forta të kësaj faze, Bayern Munich përballet me Real Madrid, me bavarezët që kanë një epërsi të lehtë 2:1 nga ndeshja e parë.Gjermanët synojnë ta menaxhojnë avantazhin para tifozëve të tyre, por përballë kanë “mbretërit” e Evropës, të cilët njihen për rikthime spektakolare në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.
Sipas ‘Opta’, skuadra e Kompany shihet si fituese në 56.9% të simulimeve të bazuara në të dhëna të modelit, me Real Madridin që mori 22.8% të rasteve. Ka një shans prej 20.3% për barazim.




