Orari i ndeshjeve të javës së fundit në Superligë

Orari i ndeshjeve të javës së fundit në Superligë

Është caktuar orari i ndeshjeve të Superligës për javën e fundit të këtij viti.

Ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Gjilanit do ta hapë javën e 33-të (të fundit) në Vala Superligë.

Kjo ndeshje do të luhet të premten, pasi edhe Trepça’89 këtë fundjavë luan si vendase dhe aktualisht të dyja skuadrat ndeshjet i luajnë në stadiumin “Riza Lushta”. Ndërkohë, të gjitha ndeshjet e tjera të Vala Superligës do të luhen të dielën.

Vala Superliga

E premte, 26 maj

Trepça – Gjilani

E diel, 28 maj

Liria – Hajvalia

Drita – Besa

Ferizaj – Llapi

Drenica – Prishtina

Trepça’89 – Feronikeli

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 16:30

Shpërndaje në: