Osmani “akull” me Gërvallën, nuk i jep fort çehre ish-bashkëpartiakes (VIDEO)
Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar në Mitrovicë në një aktivitet zyrtar, ku është ulur mes Faton Peci dhe Donika Gërvalla.
Sipas pamjeve që ka publikuar Mitropol, Gërvalla shihet duke i folur Osmanit me buzëqeshje. Pasi presidentja ulet ajo nis t’i ankohet për karrigen, ndërsa presidentja nuk reagon dhe duket se e injoron situatën.
Osmani shihet e ulur mes Gërvallës e kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci.
E pas ngjarjes, Vjosa Osmani ka refuzuar të flasë për raportet me Donika Gërvallën pas injorimit që ia bëri sot në Mitrovicë.



