Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Dardanët që të gjejnë rrugën drejt Kupës së Botës.
“Sonte në Bratisllavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të gjithëve: rrugën drejt Kupës së Botës 2026”.
“Me zemër, me besim dhe me krenari, le të qëndrojmë pranë tyre në këtë sfidë vendimtare”.
“Ta shkruajmë emrin e Kosovës në historinë e futbollit”, shkroi Osmani.
Kosova sonte përballet me Sllovakinë në Bratisllavë në kuadër të play-off-it për Botërorin 2026.



