Osmani fton në takim liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve nga ora 13:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Periskopi ka mësuar se takimi është ftuar për sot nga ora 13:00.
Osmani e paralajmëroi këtë takim gjatë konferencës për media që e mbajti në mëngjes pasi njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit.
Deri më tani nga krerët e partive, Lumir Abdixhiku i LDK’së, është shprehur i gatshëm të marrë pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve.
LAJMI I FUNDIT: Osmani shpërndanë Kuvendin, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme



