Osmani me afat për partitë: Nëse edhe pas këtij vikendi s’ka lëvizje, javën tjetër do t’i drejtohemi gjykatës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se pozita e saj nuk ka rol negocimi për koalicione të partive, raporton Periskopi.
Ajo ka thënë që mund të bëjë thirrje, por jo të ndërhyjë.
Osmani deklarohet e bindur se afati kushtetues nëse nuk zbatohet duhet të ketë pasoja juridike.
Nëse edhe pas këtij vikendi, Osmani ka thënë që do t’i drejtohen Kushtetueses.
“Unë jam e bindur që sikurse për çdo afat tjetër edhe për këtë afat në qoftë se nuk respektohet duhet të ketë pasoja juridike … Ne jemi duke përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe në qoftë se edhe gjatë këtij vikendi nuk ka institucione atëherë në fillim të javës ne do ti drejtohemi Gjykatës”, është shprehur Osmani.



