Osmani me liderët e partive para takimit, Kurti në holl të Kuvendit te ekspozita
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim liderët e partive politike, përveç Albin Kurtit, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja, pas shpërndarjes së Kuvendit.
Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinajn ndodhen në sallën e takimit tashmë.
Edhe kreu i VV-së ndodhet jo fort larg, por s’po merr pjesë.
Ai aktualisht është i pranishëm në një ekspozitë që po mbahet në Kuvend.




