Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Osmani njofton për takimin me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO’s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO (NALT), gjeneral brigade Dr. Sven Lange, si dhe përfaqësuesen e NATO-s, Blanca Hereza Atienza.

Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e NALT-it në zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe në profesionalizimin e Forca e Sigurisë së Kosovës.

Presidentja vlerësoi gjithashtu punën e gjeneral brigade Sven Lange, i cili po e përfundon mandatin njëvjeçar si drejtor i NALT-it, duke e falënderuar për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s. Ajo ritheksoi përkushtimin e Republika e Kosovës për paqe, stabilitet dhe vlera euroatlantike, si dhe synimin për integrim në NATO.

Komunikata e plotë:

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dr. Sven Lange, si dhe Përfaqësuesen e NATO-s, znj. Blanca Hereza Atienza

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti dje në takim drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dr. Sven Lange, si dhe Ud. Shefen e Operacioneve Aktuale në Stafin Ndërkombëtar, Divizioni i Operacioneve në Selinë e NATO-s, znj. Blanca Hereza Atienza.

Gjatë takimit, Presidentja shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Ajo vlerësoi po ashtu mbështetjen e rëndësishme të NALT-it në zhvillimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, sidomos në zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se ky bashkëpunim ka ndikuar drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të vendit.

Presidentja vlerësoi në mënyrë të veçantë punën dhe përkushtimin e gjeneral brigade Dr. Sven Lange, i cili po e përmbyll me sukses mandatin e tij njëvjeçar si Drejtor i NALT-it. Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, ajo e falënderoi atë për kontributin e çmuar në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe NATO-s.

Presidentja ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe, stabilitet dhe vlerat euroatlantike, si dhe për integrimin në NATO.

Shpërndaje në: