Aktgjykimi i Supremes: Osmani me qeshje u jep sugjerime deputetëve që po mbajnë karrigen e kryeministrit dhe ministrave

Aktgjykimi i Supremes: Osmani me qeshje u jep sugjerime deputetëve që po mbajnë karrigen e kryeministrit dhe ministrave

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është pyetur për vendimin e Supremes ku konstatoi se kryeministri dhe ministrat në detyrë s’munden të mbajnë nëherit dhe pozitën e deputetit, raporton Periskopi.

Ajo tha se palët e pakënaqura mund t’i drejtohen kushtetueses.

“Për Supremen palët e pakënaqura mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, kurse Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj për AAK’në ka thënë se nëse deputetët  dëshirojnë ta ngrisin çështjet e papërputhshmërisë mes detyrës së deputetit dhe ministrit atëherë mund ta bëjnë me 40 nënshkrime. Pra është edhe kjo rrugë tjetër, sepse po flasim për një çështje kushtetuese. Tash unë e kam opinionin tim, por mos ta marr detyrën e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

 

Shpërndaje në: