Osmani takon Rutten në Danimarkë: Riafirmim për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë

Osmani takon Rutten në Danimarkë: Riafirmim për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Danimarkë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani e cilësoi këtë takim si një mundësi të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe riafirmimin e koordinimit të përbashkët në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në rajon.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Mark Rutte, në Samitin e EPC në Danimarkë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të riafirmuar gatishmërinë tonë për koordinim të rregullt në mbrojtje të paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor,” ka deklaruar Presidentja Osmani.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e rolit të NATO-s në garantimin e stabilitetit në rajon dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë një partnere e besueshme.

“Theksova poashtu rolin vendimtar të NATO-s në garantimin e stabilitetit rajonal, si dhe përkushtimin e Kosovës për të qenë partnere e besueshme në përballjen me sfidat e përbashkëta,” ka shkruar Osmani.

Shpërndaje në: