Osmani viziton bizneset në Fushë Kosovë: Krenarë për punën, vizionin dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik lokal
Kandidati i LDK-së, për kryetar të komunës së Fushë Kosovës ka vizituar disa biznese që operojnë në këtë komunë.
Osmani tha se është “Krenarë për punën, vizionin dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik lokal”.
Postimi:
Derë më derë, nga një biznes te tjetri e nga një lagje në tjetrën, po vazhdojmë me përkushtim prezantimin e programit tonë qeverisës.
Sapo kemi vizituar disa biznese shumë të suksesshme – nga shërbimet tregtare deri te metalpërpunimi dhe ngjyrat — të cilat punësojnë staf nga komuna jonë dhe eksportojnë produktet e tyre jashtë vendit.
Krenarë për punën, vizionin dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik lokal!
Fushë Kosova PËRTEJ!



