OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga institucionet

OVL e UÇK-së kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës nga institucionet

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Në një reagim publik, OVL e UÇK-së ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Bashës nga institucionet e vendit si dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, kërkojnë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës. Arsyeja për nisjen e hetimeve dihet. Pjesëmarrja në luftë speciale propagandistike kundër UÇK-së dhe Kosovës Lidhja personale dhe bashkëpunimi me persona të dyshimtë, përfshirë bashkëpunëtorë nga Maqedonia e Veriut që ndikojnë në integritetin tonë.  Nëse nuk përfillen kërkesat tona, ne obligohemi të ndërmarrim veprime tjera për të cilat do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Gucati para mediave.

 

Shpërndaje në: