OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara për vlerësimin e pronave të ish-udhëheqësve

OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara për vlerësimin e pronave të ish-udhëheqësve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ndaj raportimeve se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë zhvillim shqetësues.

Në reagimin e saj, OVL UÇK shpreh “shqetësim të thellë dhe indinjatë të fortë”, duke theksuar se ky veprim nuk duhet parë si një procedurë e zakonshme.

“Vlerësimi i këtyre pasurive nuk është thjesht një hap procedural”, thuhet në reagim. Sipas kësaj organizate, një qasje e tillë krijon perceptimin e një procesi të nxituar dhe të paragjykuar.

“Përkundrazi, ky veprim braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim”, thekson OVL UÇK.

Më tej, organizata vlerëson se veprime të tilla cenojnë parimet themelore të drejtësisë. “Veprime të tilla godasin drejtpërdrejt parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa gërryejnë besimin e publikut në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatës”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë: 

Reagim
OVL UÇK, i sheh me shqetësim të thellë dhe indinjatë të fortë raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Vlerësimi i këtyre pasurive nuk është thjesht një hap procedural.
Përkundrazi, ky veprim braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim.
Veprime të tilla godasin drejtpërdrejt parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa gërryejnë besimin e publikut në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatës.

Shpërndaje në: