Ozil e thotë vet: Mund të rikthehem te Real Madridi

Ozil e thotë vet: Mund të rikthehem te Real Madridi

Reprezentuesi i Gjermanisë nuk e ka rinovuar kontratën me klubin nga Londra, dhe kjo ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm të tij, gjegjësisht një rikthim në Santiago Bernabeu.

Në pyetjen drejtuar atij rreth rikthimit të mundshëm në Madrid ai u shpreh: “Unë jam shumë i lumtur që luaj në një klub të madh si Arsenali, i cili ka tifozë të mahnitshëm. Jam duke luajtur shumë mirë në Londër, po në futboll kurrë nuk i dihet”, tha Ozil.

“Ne do të shohim se çfarë do të ndodh me të ardhmen. Po iu them, kam kujtime të mëdha nga Real Madridi, me klubin, qytetin dhe njerëzit”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: