Ozil më bindi t’i bashkohem Arsenalit

Ozil më bindi t’i bashkohem Arsenalit

I transferuari nga skuadra e Valencias te Arsenali, Shkodran Mustafi, ka zbuluar se ka qenë Mesut Ozil ai i cili e ka këshilluar t’i bashkohet ‘topçinjve’.

24-vjeçari shqiptar do të prezantohet shumë shpejt te skuadra londineze, ndërsa ky transferim u kushtoi londinezëve 35 milionë funte.

“Unë nuk shihemi me Mertesacker për një kohë të gjatë, sepse ai e la futbollin ndërkombëtar, por unë kam biseduar me Mesut Ozil”, deklaroi Mustafi.

“Ai më tregoi gjithçka që kam kërkuar të di. Çdo gjë ishte pozitive, kështu që unë u binda shumë shpejt”.

“Unë e kam dashur gjithmonë Arsenalin. Më pëlqen se si luajnë ata, kjo është tipike angleze. Loja këtu është më shumë si në Spanjë dhe me Kombëtaren e Gjermanisë, duke mbajtur topin shumë dhe ka qenë e lehtë që unë të bindem për t’iu bashkuar atyre”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: