Ozil merr një çarçaf nga Qabja dhe e çon në banesën e tij

Ozil merr një çarçaf nga Qabja dhe e çon në banesën e tij

Dikush i ka bërë një dhuratë të veçantë yllit të Arsenal, Mesut Ozil. 

Ky i fundit njihet si predikues i madh i riteve fetare myslimane dhe këtë nuk e ka fshehur asnjëherë, raporton Periskopi.

Ozil ka origjinë turke dhe feja është trashëguar nga babai dhe nëna e tij, që po ashtu janë mysliman, por që në vitet e hershme emigruan në Gjermani.

Megjithëse punët për 30 vjeçarin në fushë janë vështirësuar, për shkak të problemeve me trajnerin Emery, jashtë saj ai po duket i lumtur.

Në rrjetin social Facebook, ai ka postuar një foto me një dhuratë të veçantë, e erdhur nga vendi i shenjtë i myslimanëve Meka.

”I nderuar dhe i privilegjuar të kem këtë copë të veçantë të Kiswah-it, që mbulon Qaben në Mekë, në shtëpinë time në Londër. I bekuar jashtëzakonisht që kam marrë këtë dhuratë të çmuar. Alhamdulillah”, shkroi Ozil. /Periskopi

Shpërndaje në: