Ozil tregon se çfarë e ka mësuar atë Cristiano Ronaldo

Ozil tregon se çfarë e ka mësuar atë Cristiano Ronaldo

Sulmuesi gjerman, Mesut Ozil ka kaluar tre vjet së bashku në një skuadër me Cristiano Ronaldon, sa luante në Real Madrid.

Ozil thotë se të punonte me Cristiano Ronaldon në Real Madrid i ka treguar atij se çfarë nevojitet që të jesh më i miri në botë.

“Ambicia e tij, sa i uritur ishte për sukses, si futbollist ju gjithmonë jeni goxha i njëjtë”, tha gjermani për Arsenal Player.

Cristiano Ronaldo Real Madrid

“Ju dëshironi të jeni i suksesshëm dhe ajo që më ka fasionuar më së shumti tek ai ishte se sa profesionist që ishte. Ishte i pari në dhomën e zhveshjes dhe largohej i fundit. Është djalosh mjaft i përulur, por çfarë admiroja nga ai ka qenë se sa i uritur për sukses ishte”, përfundoi Ozil. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: