Pa e pyet kush Gani Krasniqi i VV’së e merr përsipër të na tregojë kush është Dejona Mihali

Pa e pyet kush Gani Krasniqi i VV’së e merr përsipër të na tregojë kush është Dejona Mihali

Kandidati i VV’së për deputet, Gani Krasniqi, ka shkruar në Facebook për Dejona Mihalin. Ai i është përgjigjur kreytarit të Prishtinës, Përparim Rama, në pyetjen se kush është Mihali.

Krasniqi ka thënë se Dejona Mihali është vajza e Aleksandër Mihalit “ushtarak i karrierës së Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, tani i pensionuar”.

“Një përgjigje për ata, të cilët e bëjnë të paditurin, se kush është Dejona Mihali? Ja se ua them unë: Dejona Mihali është bija e Aleksandër Mihalit, ushtarak i karrierës së Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, tani i pensionuar.  I asaj ushtrie e cila ishte model frymëzimi dhe mbështetëse e Ushtrisë së lavdishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas pensionimit të tij ishte kryetar i Shoqatës së ish-ushtarakëve shqiptar.  Po ashtu Dejona është bija e Lindita Mihali, Soliste e Teatrit të Operës dhe Baletit, model për gruan shqiptare. Ndërsa aty ku e ka merakun z. Rama dhe zëdhënësit e tij për qëne në dijnë se kush është por bëhen që nuk e dijnë. Po Dejona Mihali është njëra nga aktivistet e ditëve të para të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila me angazhimin dhe përvojën e saj gati dy dekada ka arritur të bëhet promotori i kësaj familje politike LVV-s, subjektit më të fuqishëm dhe më demokratik në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: