“Pa komisionin e Kuvendit, Qeveria nuk mund të ndërhyjë” – Përgjigja e Kurtit për RTK`në
Është publikuar përgjigja që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar organizatave të mediave të cilat kërkuan zgjidhje për RTK-në, e ku thuhet se opozita ka refuzuar formimin e komisioneve parlamentare, e për çka nuk ekziston asnjë komision që mund të marrë vendimet e kërkuara dhe ekzekutivi nuk mund ta zëvendësojë atë ligjërisht.
Me këtë rast Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur publikimin e përgjigjes, por nëjkohësisht ka shprehur zhgënjimin për mungesën e vullnetit politik të Kurtit për të gjetur zgjidhje.



