Pa qime në shtëpi, pa erë dhe pa bezdi: Ja cilat raca qensh janë zgjedhja ideale

Pa qime në shtëpi, pa erë dhe pa bezdi: Ja cilat raca qensh janë zgjedhja ideale

Zbuloni cilët qen janë më të përshtatshëm për persona alergjikë, familje me fëmijë dhe ata që duan pastërti pa kompromis

Dëshironi një mik katërputrosh që ta mbani në shtëpi apo banesë, por nuk doni të gjeni qime në çdo hap. Ndoshta jeni edhe alergjik ndaj qenve, prandaj ju nevojiten qen që nuk i bien qimet dhe nuk kanë erë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të pasur një kafshë shtëpiake. Këto raca janë zgjedhje shumë e mirë nëse shfaqni simptoma alergjie, nëse keni fëmijë dhe në përgjithësi nuk i pëlqeni qimet e qenve mbi mobilie.

Qentë me rrezik të ulët për alergji po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar, sepse alergjia ndaj qenve është një problem gjithnjë e më i shpeshtë. Megjithatë, ajo që duhet ditur është se asnjë qen nuk është 100% pa rrezik alergjik, sepse alergjia nuk shkaktohet nga qimet e qenit, por nga një proteinë që gjendet në sekrecionet e tij, pështymë, zbokth, urinë… Meqë qentë e lëpijnë veten, proteina Can f 1 kalon edhe në qime.

Disa raca prodhojnë më pak nga kjo proteinë, nuk i hedhin qimet dhe, si rrjedhojë, e përhapin atë më pak në ambient. Ja cilat janë këto raca qensh, transmeton Telegrafi.

Terieri tibetian – qen që nuk i bien qimet

Terierët tibetianë janë dëshmi se një qen që nuk i hedhin qimet nuk duhet të jetë domosdoshmërisht pa qime. Këta janë qen që nuk i bien qimet, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë nevojë për krehje.

Ata kanë qime të gjata dhe të dendura, të cilat ngatërrohen lehtë nëse neglizhohet krehja dhe prerja. Arrijnë deri në 40 centimetra lartësi dhe pesha normale në moshë të rritur është rreth 18 kilogramë.

Konsiderohen si qen shumë të bindur, me karakter të mirë dhe janë të shkëlqyer për familje me fëmijë të vegjël. Shkurt, janë qen idealë familjarë. Gjithashtu, janë edhe qen shumë të mirë roje, ndonëse kjo nuk do të mendohej në pamje të parë.

Edhe pse bëhet fjalë për një terier, pothuajse nuk ndan tiparet tipike të kësaj race. Nuk do të vrapojë i tërbuar pas brejtësve, por më tepër do të përkëdhelet me të huajt, sepse e adhuron vëmendjen.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R. dhe…

Zyrtare: Gattuso jep dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Italisë

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka ndërprerë kontratën e tij me Federata Italiane e Futbollit…

“Mos u tut kryeministër, ta sjellim një batanije edhe këtu…”, Time Kadrijaj i kthehet Kurtit, ky i fundit qesh

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në seancën e jashtëzakonshme ku po…

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

Kompania PrishtinaTicket ka vënë në funksion linjën direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës Adem Jashari…

“Hup, laper” – Përplasje e ashpër mes Besian Mustafës (LDK) dhe Egzon Azemit (VV)

Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancën e radhës, ku është diskutuar rreth çmimit të…

Ymeri, Kusari Lilës: Kryetarit të naftëtarëve ia plotësuat 99% të kërkesave dhe ia punësuat familjarin në Qeveri

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është përcjellë me akuza të rënda nga deputetja…

“Vrasës, hajn” – Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka publikuar me emër një mërgimtar, i cili përdori gjuhë…